Dalic: Mos na nënvlerësoni

Kroacia ia doli të siguronte fazën çerekfinale të Katar2022, duke kaluar me vështirësi Japoninë, vetëm nga penalltitë, pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyllën në barazim 1-1.

Në përfundim të ndeshjes, trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, tregoi se skuadra besoi deri ne fund dhe pse përballë ishte një kundërshtar shumë i mobilizuar.

“Fillimisht jam i lumtur që kaluam në çerekfinale. Kishim përballë një kundërshtar të fortë. Ata ishin shumë kompakt dhe nuk mund të ankohem për lojtarët e mi”.

“Ka pasur edhe probleme, por kjo është normale. Mos harroni që Japonia triumfoi ndaj skuadrave si Gjermania apo Spanja. Nuk ishte rastësi, ata ishin vërtetë të fortë. U nervozuam pas golit, por reaguam dhe kurrë mos na nënvlerësoni.” – tha Dalic.

Murat Yakin me fjalë të mëdha për Xhakën: Një lider i mirë dhe me karakter, të lumtur që e kemi

Nis çmontimi i stadiumit 974