Daku shënon penalltinë vendimtare, Osijeku kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë

Osijek ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, pasi mposhti Slaven Belupon pas ekzekutimit të penalltive.

Ashtu si loja e rregullt prej 90-të minutave, edhe vazhdimet deri në 120-të minuta u mbyllen baras dhe pa gola.

Futbollistët e Osijekut u treguan më të saktë në penallti, duke fituar në fund me rezultatin 5-4.

Golin e pestë në penallti, të fundit dhe vendimtarin për të kaluar tutje, e shënoi sulmuesi nga Kosova, Mirlind Daku.

Daku në këtë ndeshje luajti nga minuta e 72-të.

Ndryshe, Osijek në gjysmëfinale do të përballet me Hajduk Splitin.

Lazio gjen zëvendësuesin e Muriqit, kosovari në janar do të largohet nga kryeqyteti italian

Vreshtarët triumfojnë ndaj prishtinasve