Daku reagon pas dy golave të shënuar në Superligën e Kroacisë

Mirlind Daku ka filluar të bëhet i rëndësishëm për skuadrën kroate Osijek.

Sulmuesi gjilanas ka qenë vendimtar në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kroacisë.

Osijek ishte duke humbur 0-1 nga Gorica, derisa Daku u inkuadrua në minutën e 67-të në fushë.

Daku arriti të realizoj dy gola, në minutën e 75-të dhe 84-të për t’ia siguruar fitoren Osijekut 3-2.

Këta janë dy golat e parë të Dakut në Superligën e Kroacisë, derisa ka shënuar ditë më parë edhe në Kupë.

Gjatë ditës së sotme ka reaguar vetë sulmuesi kosovar.

Natë e pabesueshme, ndjenja të pabesueshme. I lumtur me golat e parë për Osijek në Superligë. Zoti është i madh”, ka shkruar Daku në rrjete sociale.

/Gazeta Olle/

Tërnoci rikthehet te fitoret, demolon skuadrën serbe me rezultat të thellë

E zëvendësoi 15 minuta para fundit, Pochettino zbulon fjalët që shkëmbeu me Messin dhe arsyen pse e largoi nga loja