Daku i pandalshëm, shënon dy gola të tjerë në Slloveni

Mirlind Daku ka vazhduar me formë të shkëlqyer në elitën e futbollit slloven.

Sulmuesi nga Kosova ka shënuar dy gola të tjerë për skuadrën e tij Mura, në derbin e javës ndaj Olimpia Ljubjanës.

Megjithatë dy golat e sulmuesit kosovar nuk i mjaftuan skuadrës bardhezi që të marrë fitore, pasi pësuan humbje 2-3 përkundër epërsisë së dy golave në pjesën e parë.

Në fakt gjilanasi realizoi dy gola të shpejtë brenda 13 minutave lojë në pjesën e parë.

Serinë e golave në këtë takim Daku e hapi në minutën e gjashtë pas asistimit nga Beganovic, derisa të dytin e realizoi në minutën e 19-të pasi u shërbye nga Cipot.

Mura pësoi në fund humbje nga lideri i kampionatit slloven me rezultat 2-3 dhe pas 10 ndeshjeve zë vendin e pestë me 13 pikë.

Me dy golat e sotëm, Daku shkon në kuotën e gjashtë golave këtë sezon në elitën e futbollit slloven. /Gazeta Olle/

Fitore me rikthim fantastik e Pejës në udhëtim te Ponte Prizreni

Dy super ndeshje zhvillohen sot në Albi Mall Superligë