Daku fillon të pëlqehet nga tifozët e Osijekut, zgjidhet ndër tre më të mirët e muajit

Mirlind Daku ka qenë në top-treshen e futbollistëve me të mirë të muajit shtator te Osijeku.

Sulmuesi shtatlartë i Kosovës nga tifozët e Osijekut është votuar vetëm 12%, derisa me përqindjen me të lartë ka qenë Petar Bockaj me 41%.

Ndërsa vendin e dytë e zuri Ivica Ivusic që është votuar rreth 19%.

Daku gjatë këtij muaji ka qenë njëri nga futbollistët me efikas tek skuadra kroate, teksa ka realizuar dy gola ndaj Gorica’s, ku ishte edhe vendimtar për tre pikët e fituar Osijeku.

Gjilanasi i cili deri me tani ka të zhvilluar pesë paraqitje në Superligën kroate, ka shënuar dy gola.

Armend Dallku tregon se në cilat ndeshje Dukagjini është dashur të fitojë më shumë pikë

Sot luhen dy duele në Superligën e Kosovës në basketboll, përballje interesante në Rahovec