Daku e takon Shabanhaxhajn në Rusi: Hajde se që sa duke të pritë

Sulmuesi i Rubin Kazanit në Rusi, Mirlind Daku, e ka pritur futbollistit e ri shqiptar të kësaj skuadre, Dardan Shabanhaxhaj.

Në faqen e klubit në rrjete sociale, është publikuar një video në të cilin pritjen ia bën ylli tjetër shqiptar i klubit, Daku.

“O burrë, po ku je more! Hajde se qe sa duke të pritë”, dëgjohet Daku teksa i thotë Shabanhaxhajt, para se të nisin të dëgjojnë bashkë muzikë.

Shabanhaxhaj iu bashkua rusëve pas largimit nga Mura në Slloveni, për rreth 1.2 milionë euro. 22-vjeçari ka nënshkruar kontratë për katër vjet e gjysmë e do ta bartë fanellën me numrin 99.

Shabanhaxhaj ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me tre asistime në 19 ndeshje në elitën e futbollit slloven. /Gazeta Olle/

“Trajneri vrapon më shumë se ne në stërvitje”, Xhaka: Nuk flasim fare për titull

Zyrtare: Osman Mëziu është transferimi më i ri i Dukagjinit