Daku cilësohet “Talenti i ditës”, krahasohet me sulmuesin e madh nga zbuluesi i talentëve

Jacek Kulig, zbulues i talentëve në kontinentin evropian ka shkruar sot një tweet në lidhje me Mirlind Dakun, raporton Gazeta Olle.

Sipas Kulig që menaxhon profilin e “Football Talent Scout”, Daku është i ngjashëm me sulmuesin e famshëm të Romës, Edin Dzekon.

Skauti ka treguar edhe pikat e forta të sulmuesit 22 vjeçar teksa ka thënë që edhe potenciali i tij është mjaftë i lartë dhe vlerësohet me notën 7 nga 10 sipas Kulig./GazetaOlle/