Dajën e kënaq fitorja ndaj Malishevës: Po marrim rezultate pozitive përkundër ngarkesës

Ballkani ia doli të fitonte me shumë mund ndaj Malishevës në kuadër të javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës, 3-2.

Pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja ka thënë se është i lumtur me fitoren që e arritën ndaj skuadrës fqinje.

“Ne vazhdojmë me rezultate pozitive, me gjithë ngarkesën që kemi (garojnë edhe në Ligën e Konferencës)”, ka thënë fillimisht ai për ArtSport.

“Kemi katër fitore e një barazim. Ishte ndeshje e vështirë pasi edhe Malisheva luan futboll të hapur. Prapë pozitiv është fakti që përmbysim nga 0:1 kalojmë në avantazh.

“Në momentet e fundit u ndje lodhja dhe kjo është krejt normale”.

“Nuk kemi bërë shumë rotacion pasi kemi vlerësuar Malishevën për atë që ka bërë”, ka shtuar Daja.

Vavalisin e kënaq fitorja ndaj Prishtinës

Gola dhe befasi – rezultatet dhe tabelat në dy grupet e Ligës së Parë