Dajaku shënon për Bayernin II

Futbollisti kosovar, Leon Dajaku po shkëlqen te Bayern II.

Tashmë, drenicasi ka shënuar gol ndaj Kaiserslauternit, shkruan Gazeta Olle.

Dajaku realizoi gol të bukur në minutën e 41 pas asistimit nga Feldhani.

Por, goli ishte i pamjaftueshëm pasi skuadra  e tij e humbi këtë takim me rezultatin 3-1.

Dajaku, është transferuar këtë verë te Bayerni nga Stuttgarti.