Dajaku pritet të largohet nga Bayern, këto janë dy skuadrat e interesuara për të!

Leon Dajaku mund të largohet nga skuadra gjigante e Bayern Munchenit.

Për sulmuesin kosovar janë të interesuara disa skuadra evropiane, përcjell Gazeta Olle.

Siç raporton “Sport”, tani, Bayern Munich është duke e shqyrtuar mundësinë e largimit të tij në huazim për të fituar përvojë.

Klubi zviceran, St.Gallen dhe ai holandez, FC Utrecht, thuhet se janë të interesuar për Dajakun.

Ndryshe, sulmuesi shqiptar bëri 29 paraqitje edicionin e kaluar dhe shënoi katër gola.

Madje, në dy ndeshje, Dajaku u ftua edhe nga skuadra e parë e Bayern Munichut, e cila drejtohet nga Hansi Flick.