Dajaku i lumtur që është bashkuar me Hajdukun e Splitit: Një klub i madh me tifozë të mrekullueshëm

Leon Dajaku është larguar nga Sunderland dhe karrierën do ta vazhdoj në Kroaci me fanellën e gjigantit kroat Hajduk Split.

Sulmuesi kosovar ishte pjesë e Sunderlandit, por gjashtë muajt e fundit i kaloi si i huazuar te skuadra zvicerane St Gallen.

22-vjeçari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Hajdukun, por detajet e transferimit nuk janë bërë publike nga asnjëra skuadër.

Ish-anëtari i Stuttgart, Bayern Munich dhe Union Berlin e sheh si një hap të madh në karrierën e tij kalimin te Hajduku i Splitit.

“Është e mrekullueshme të jesh këtu, një përshtypje e parë e shkëlqyer për klubin dhe qytetin. Unë jam një lojtar i ri me shumë zjarr në vete, që e do futbollin dhe të luajë për klube të mëdha”.

“Fillova të luaj në Gjermani, hapat e parë të mëdhenj ishin në Stuttgart dhe Bayern, më pas shkova në Angli ku luajta për Sunderland. E gjithë kjo më ndihmoi të fitoja përvojë, herë ishte më mirë, herë më keq, por tani jam shumë më i pjekur pasi kam kaluar nëpër klubet e përmendura”.

Dajaku ka thënë se ka shumë miq në Kroaci, derisa reprezentuesit kosovar Emir Sahitit i është referuar se bashkëkombës edhe pse Dajaku nuk ka pranuar të luaj për Kosovën.

“Unë kam shumë miq në Kroaci, di shumë për Hajdukun, tifozët e tij dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Tashmë e njoh Sahitin që është nga vendi im, di për Livajën që ka luajtur për kombëtaren kroate”.

“Jam i lumtur për ardhjen në Hajduk, do të jap maksimumin në fushë dhe shpresoj që të gjithë të kemi një sezon të mrekullueshëm së bashku”, ka deklaruar Dajaku.

Messi flet për kalimin te Inter Miami dhe aventurën në MLS

Presidenti Ademi takohet me presidentin Çeferin në selinë e UEFA-së