Dajaku: E pakuptimtë që në derbi mos të ketë gjyqtar me stemë të FIFA-s

Analisti, Taulan Dajaku vlerëson se kjo ndeshje shton me shumë dyshimet në rrjedhën e futbollit te Kosovës dhe se është hije e keqe që titulli të përcakëtohet nga një episod i tillë.

“Është një penalitet i rëndë dhe shton me shumë dyshimet në rrjedhën e futbollit te Kosovës”. 

“Derbi mes Gjilanit dhe Dritës gjithnjë ka qenë i zjarrtë dhe në këtë ndeshje është dashur të ketë gjyqtar me stemë të FIFA-s, pasi në këso ndeshje duhet të ketë gjyqtarë me eksperiencë”.

“Kjo ndeshje do të përmendet gjatë dhe ka me lënë një hije të dëmshme që titulli të përcakëtohet në këtë mënyrë”, tha Dajaku për emisionin “VAR” në Tëvë1.

Drita kampione e Kosovës në volejboll

Ish-gjyqtari i FIFA-s, Lorenc Jemini: Ishte faull në mbrojtësin dhe jo penallti