Dajaku: Do të vendos në ditët e para të vitit të ri

Futbollisti kryesor i Drenicës, Taulant Dajaku, mund ta braktis stadiumin e Skënderajt, ‘Bajram Aliu’.

Dajaku nuk ka kontratë me ekipin e trajnerit Fadil Rama, ndërkohë që në ditët e para të vitit të ri do të vendos se ku do ta vazhdojë karrierën. “Aktualisht nuk ka diçka të re. Ka disa kontakte me disa ekipe. Unë nuk kam kontratë me asnjë klub dhe se ku do të jem në stinorin tjetër, do të mësohet në ditët e para të vitit të ri. Besoj se puna e parë që do të bëjë në vitin e ri do të jetë zgjedhja e një ekipi, në mënyrë që të përgatitem për pranverë që të kalojë një sezon të mirë ashtu siç ishte kjo e fundit”, ka deklaruar Taulant Dajaku për Gazetaolle.com.

Dajaku në vjeshtë i ka realizuar pesë gola në fanellën e Drenicës. /Olle/