Dajaku debuton në Bundesligë, Bayerni e uron me këto fjalë

Bayern Munich mposhti 2:0 Wolfsburgun dhe me këtë fitore e mbylli vitin 2019.

Ekipi bavarez kishte përgatitur edhe një dhuratë për Leon Dajakun.

Dajaku e bëri në këtë ndeshje debutimin me ekipin e Bayernit, ndonëse për pak minuta.

Leon Dajaku luan gjithashtu me grupmoshat e reja të Gjermanisë, ndërsa është vetëm 18 vjeç.

Me një postim në llogarinë zyrtare në Facebook, Bayern Munich e uroi për debutimin.