Daja zbulon nëse është kontaktuar nga FSHF-ja për postin e trajnerit të kombëtares

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ditëve të fundit është raportuar se do të marrë drejtimin e kombëtares së Shqipërisë.

Shqipëria është aktualisht pa trajneri pasi Eduardo Rejës i ka skaduar kontrata me ‘Kuqezinjët’ dhe shumë shpejt pritet që FSHF të emërojë trajnerin e ri.

Një nga kandidatët potencial për të marrë drejtimin e Shqipërisë është edhe Ilir Daja.

Daja ka deklaruar se deri më tani nuk ka pasur asnjë kontakt me drejtuesit e FSHF-së.

“Unë mendoj që kulmi i çdo trajneri është të marrë drejtimin e ekipit kombëtar. Por unë jam në kontratë me Ballkanin dhe nuk kam pasur kontakt të drejtpërdrejtë me askënd. Nëse unë jam kandidat potencial për tu bërë trajner i Shqipërisë, së pari duhet të flas me drejtuesit e Ballkanit pasi kam edhe dy vite kontratë këtu. Vetë personalisht nuk jam kontaktuar nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit” deklaroi Daja për Kanal10.

Ilir Daja dhe ish-futbollisti argjentinas në balotazh për “timonin” e Shqipërisë

Scaloni: Nesër do e zbuloj formacionin, kemi pasur stërvitje me dyer të mbyllura