Daja sot i drejtohet mediave, ja arsyea

Nesër do të nis aventura e Ballkani në garën më prestigjose evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës do të ballafaqohet me skuadrën nga Lituania, Zalgiris, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Para kësaj ndeshje, sot, me fillim nga ora 18:00, trajneri i Ballkani, Ilir Daja, do të paraqitet në një konferencë për media ku do të flas për ballafaqimin e së martës.

Bashkë më trajnerin, në konferencë do të paraqitet edhe kapiteni Edvic Kuc.

“Sot në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të mbahet konferenca për media, lidhur me ndeshjen e nesërme të ekipit tonë kundër Zalgiris. Në konferencë do marrin pjesë kryetrajneri Ilir Daja dhe kapiteni i skuadrës Edvin Kuc”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga klubi.

Lajmi i fundit: Investitorë të huaj, afër të marrin klubin shqiptar

Presidenti Ademi uron ditën e pavarësisë së SHBA-ve