Daja: Nuk jemi dorëzuar ndaj Astanas dhe duam fitore

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur në konferencë për media për ndeshjen ndaj Astanas, në kuadër të xhiros së katër të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Ndeshja mes Astanas dhe Ballkanit luhet të enjten nga ora 16:30.

“Nëse marrim krahasimin, Astana ka më shumë eksperiencë se ne në garat evropiane. Ka më shumë ndeshje ndërkombëtare se ne. Ne jemi për herë të dytë që marrim pjesë në garat evropiane. Në udhëtim e kemi më të vështirë, pasi Astana ka në favor klimën dhe mbështetjen e publikut. Prandaj presim ndeshje të vështirë, por nuk kemi ardhur të dorëzuar. Përtej vështirësive edhe ne do të kërkojmë maksimumin në këtë ndeshje”, ka thënë Daja.

Trajneri Daja tregoi se Ballkani udhëtoi të hënën për në Astana të Kazakistanit, në mënyrë që lojtarët të përshtaten me klimën dhe orën, pasi Astana është pesë orë para Kosovës.

“Sigurisht neve na pëlqen të jemi fitues, por është ndeshje e vështirë. Astana ka ekip goxha të mirë, si në aspektin fizik, ashtu edhe taktik. Por nuk mund të jap përqindje ai që do ta fitoj ndeshjen, sepse futbolli është një sport jo shkencë ekzakte dhe unë përgatis ekipin tim për t’u futur në fushë për ta fituar ndeshjen”.

“Fusha me bari sintetik? Nuk është problem i madh, pasi edhe ne si vendës luajmë në fushë me bari sintetik. Përparësi do ta kenë vetëm mbështetjen e publikut, por edhe për ne do të jetë mirë, pasi futbolli luhet për publikun dhe ne do të mundohemi ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, ka thënë Daja.

Suharekasit janë në vendin e tretë me 3 pikë, sa i kanë edhe Dinamo Zagreb vendin e dytë dhe Astana që renditet e katërta. /Gazeta Olle/

Ylber Ramadani zbulon bisedimet me Interin

Potoku: Astana është skuadër e mirë, por ne duam të kthehemi me kokë lartë