Daja: Me kontingjentin e plotë mund të kemi zgjidhje dhe mundësi për një lojë më sulmuese

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është i kënaqur që skuadra e drejtuar nga ai ka siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futbollit.

Daja thotë se Ballkani do të paraqitet në pranverë me lojë edhe më sulmuese nëse do t’i ketë gjithë lojtarët në dispozicion.

“Kemi lojtarë shumë për fazën e sulmit, por për momentin vetëm Krenar Dulajn kemi si sulmues tipik e që është vetëm 17-vjeçar. I gëzohemi kthimit të disa lojtarëve e po ashtu edhe Meriton Korenicës që e njeh mirë këtë grup dhe këtë kampionat. Por besoj se nuk ka rëndësi sa sulmues kemi por sa sulmues je. Do të shtoja këtu edhe lojën e Vesel Limajt që është lojtar që luan afër zonë së golit. Besoj se duke pasur gjithë kontingjentin në dispozicion mund të kemi zgjidhje dhe mundësi të mira për të luajtur një lojë sulmues ende më të mirë”, ka thënë Daja. Ai ka vlerësuar edhe kthimin e Almir Ajzerajt nga lëndimi, që e mbajti jashtë fushës prej nëntorit të vitit të kaluar. “Besoj se Almiri me fillimin e kampionatit do të kapi formën e vet më të mirë, pasi ai është lojtar goxha i rëndësishëm për ekipin tonë”, ka theksuar Daja.

Ramadani: Morëm atë që pritëm, luajtëm si të jetë finale

Rikthim sensacional, Trepça ’89 eliminon Llapin nga Kupa e Kosovës