Daja: Duam mbështetje, nesër përfaqësojmë kampionatin e Kosovës

Ballkani sot ka mbajtur konferencën për media në prag të duelit të dytë të Grupit C, në UEFA Europa Conference League.

Trajneri i ekipit nga Suhareka, Ilir Daja, bashkë me lojtarin Qëndrim Zyba u përgjigjën në pytjet e gazetarëve para ndeshjes me Dinamo Zagrebin e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 18:45.

Fillimisht Daja theksoi se niveli i ekipit të Dinamos është shumë i lartë, mirëpo sipas tyre kanë ndjekur dhe kanë studiuar mirë ekipin kroat ku bashkë me Viktoria Plzen janë favoritë për të kaluar grupin, megjithatë mbështetja nga tifozët ndikon në motivimin maksimal të lojtarëve.

Këtë ndeshje Ballkani do të luaj 90 minuta vetëm për fitore duke shpresuar që do të kenë tribuna të mbushura me tifozë, duke shtuar se po zhvillojnë edhe një kampionat të mirë vendor.

“Te menaxhojmë mirë ndeshjen dhe të mos kalojmë në aventurë, ne duam mbështetjen e tifozëve dhe do të jetë fusha që do ta tregojë cili ekip luan më mirë, kemi një lojtarë që kemi në diskutim dhe pjesa tjetër e ekipit është i gatshëm edhe në anën psikologjike. Kemi paraqitje të mira në kampionatin vendor me gjashtë fitore e një barazim”

Dinamo Zagrebi pritet të ketë mungesa në ekip, megjithatë për Dajën një ekip kundërshtarë si ky, ka lojtarë tjerë shumë cilësor.

“Në një ekip si Dinamo mungesa e një lojtari nuk vrehet shumë, kam përcjell disa ndeshje pa sulmuesin e tyre kryesor mirëpo edhe zëvendësimet i kanë me lojtarë të mirë”.

Zyba theksoi se do te japin gjithçka nga vetja edhe pse janë të vetëdijshëm për një ekip të organizuar mirë dhe do të jenë tifozët që do të ndihmojnë ekipin.

Ballkani këtë sukses e shijon dy vite me radhë, dhe sa e përket eksperincës , Daja thotë se aspekti jopozitiv është mungesa e tre lojtarëve të formacionit bazë për dallim nga viti i kaluar, që ishin të gatshëm.

Për trajnerin e suharekasve secili kundërshtarë është i vështirë , dhe beson që kroatët bëjnë pjesë te 2-3 ekipet më të vështira.

“Nuk kam dëshirë të futem në detaje, por kur themi se do të luajmë në sulm nuk do të thotë që kemi harruar repartin e mbrojtjes, do të luajmë si Ballkani që ka sulmuar kur është dashur dhe jemi mbrojtur kur është dashur, do ta respektojmë Dinamon por edhe vetën pasi që jemi duke përfaqësuar kampionatin e Kosovës. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe kalimi i grupeve do një analizë më të thellë, vjet kemi qenë me koeficientin më të vogël në historinë e grupeve, dhe kemi rritur pritshmëritë me ndeshjet që kemi zhvilluar por objektivi jonë është që të shfaqemi sa më mirë e të bëjmë atë lojë që të shfaqim futbollin e Kosovës në nivele sa më të larta”.

Daja në fund shtoi se është edhe një tjetër lojtarë që ka marrë ftesë nga Kosovës, mirëpo nuk e ka bërë publike më shumë.

Me dijeninë time është edhe një futbollist që është ftuar në Kombëtaren e Kosovës. Nuk dua ta bëj publike derisa klubi nuk do ta zyrtarizojë ftesën”, tha trajneri, IlIr Daja në konferencën e mbajtur për media në prag të ndeshjes ndaj Dinamo Zagreb.

Muja dhe Rrudhani të gatshëm për ndeshjet në Ligën e Kampionëve

Zyba: Do të japim gjithçka për të marrë rezultat pozitiv kundër Dinamo Zagrebit