Daja me fjalë të mëdha për Zabërgjën, tregon arsyen pse nuk mundi ta marrë te Ballkani

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, u shpreh i kënaqur për suksesin e ekipit të tij ndaj Skënderbeut, teksa ia kushtoi mentaliteti fitimtar të lojtarëve të tij.

“E thashë edhe pas derbit që koha e pakët që kemi në dispozicion, do bënte të kishim probleme në manovër. Këtë e plotësojmë me mentalitetin që tregojnë çunat që nuk dorëzohen. E përsërit që kjo fitore i shkon atyre se kemi probleme në manovër, por dëshira dhe mentaliteti ndonjëherë bëjnë që edhe këto gjëra të sfumohen. Ndoshta Skënderbeu kishte kontrollin e topit, por rastet e pastra i kishim ne. Na duhej ky trepikësh për të kthyer pak qetësinë, për tre ditë nuk mund të përgatitësh një ndeshje. E përsërit që fitorja u shkon e gjitha lojtarëve të mi.

“Me Zabërgjën dhe Meksin në të djathtë kemi një çift goxha të mirë, jo se majtas nuk është e njëjta gjë, por veprimi gabim i mesfushorëve bënte që Karamba futej drejt qendrës e kishim më shumë mundësi djathtas. Rashica nuk është fanatik në detyrat mbrojtëse. Zabërgja është një djalë që kam pasur dëshirë ta merrja te Ballkani dy vite më parë por nuk u realizua. Ka një potencial shumë të mirë, ka cilësi individuale për të shkuar në krah dhe qendër, ka një gjë shumë të mirë që punon jashtë mase për ekipin. Ai black out na ndodhi me Partizanin dhe sot me Skënderbeun, është i natyrshëm se në momentin që humb topin shpejt, sigurisht aksionet çohen dëm dhe kjo bën që të prishen ekuilibrat në lojë dhe kundërshtari të marrë zotërimin e lojës siç ndodhi”.

“Të them të drejtën deri tani djemtë më kanë ndjekur në drejtim të ndryshimit të ritmit dhe pak edhe për mundësinë për të punuar me manovrën. Kur të konsolidojmë formacionin me 11-shen më të mirë, e black out të jenë më pak, do të them se jo është Dinamo e Ilir Dajës, se ajo është e dinamovitëve, por që kemi filluar një bashkëpunim stafi me lojtarët që ndjekim njëri-tjetrin për atë që duam të arrijmë”, tha Daja për RTSH pas ndeshjes.

Armend Rugji dhuroi spektakël me ‘pritjet’ e tij edhe sa ishte te Ballkani, kishte pranuar 4 gola qesharak ndaj Gjilanit

Klubi e akuzoi se i lëshoi dy gola, portieri Rugji thyen heshtjen dhe tregon gjithçka