Daja: Ishte ditë festive për Suharekë, ndeshjet me eliminim fitohen me episode

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë se dita e mërkure ka qenë ditë feste për qytetin e Suharekës.

Ballkani fitoi ndaj Suharekës së Ligës së Parë me rezultatin 1:0, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

“Ishte ditë festive për Suharekën. Ky ishte derbi i parë në këto nivele. Na vjen mirë për Suharekën. Sa i përket lojës, duhej shfrytëzuar rastet sepse janë disa lojë që shkojmë deri në fund dhe nuk i finalizojmë mundësitë. Ndeshjet me eliminim fitohen me episode. Në këtë aspekt ishim në ekuilibër, por në momentin që nuk shënon rritet edhe doza e stresit dhe lojtarët nuk mund ta shprehin qartë kapacitetin që posedojnë”, ka thënë Daja pas ndeshjes për “ArtMotion”.

Ballkani kalon Suharekën në gjysmëfinalen e parë, pa gola mes Prishtinës dhe Dritës

Ramadani: Jam i bindur se në Gjilan do të jetë më ndryshe, kualiteti është në anën tonë