Daja i kënaqur me fitore, bën thirrje për mbështetje maksimale të Ballkanit kundër Dinamo Zagrebit

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është shprehur i kënaqur me angazhimin e lojtarëve në fitoren e Ballkanit kundër Llapit me rezultat të ngushtë 2:1.

Ai ka thënë se ka qenë i detyruar të bëjë ndryshime për shkak të orarit të ngeshur me Superligën e Kosovës dhe njëkohësishtë edhe ndeshjet tjera të cilat i zhvillojnë në kuadër të UEFA Conference League, megjithatë sipas trajnerit të gjithë lojtarët duhet përshtatur.

“Jemi të detyruar të bëjmë ndryshime për shkak të orarit të ngjeshur që kemi. Duhet patjetër që brenda këtyre ndeshjeve të bëjmë rotacione. Sot kemi përdorur formacionin pak a shumë më të përafërt. Kemi 15-16 lojtarë që mund t’i përdorim. Arb Manaj do të futet në fushën e lojës sepse po rritet edhe në aspektin fizik. Do ta kemi edhe një sulmues shtesë dhe mund ta përballojmë mirë kalendarin e ngjeshur. Ndryshimet që bëjmë nuk realizohen shpejt. Hamidi ishte hera e parë që luajti si sulmues i parë me Gripshin. Të gjithë duhet përshtatur. Hamidi bëri mirë në duelet një kundër një, në ato hapësira që ne kërkuam të luanim. Është e thjeshtë, nuk e thotë një lojtar, por literatura sportive. Lojtarët duhet të hyjnë një me një kur nuk kanë pika pasimi”, u shpreh Daja për “ArtMotion” fillimisht.

Suharekasit golin e pësuan pas gabimit të rëndë të Enea Koliçit, që mbajti topin në zonë. Elvir Gashjani e vodhi atë dhe shënoi për 2:1.

“I thashë Koliçit që nuk i kthejmë gjërat mbrapsht dhe duhet ta harrojë atë që bëri. Jo vetëm Enea, por mënyra e lojës që bëjmë nga prapa, rrezikojnë jo vetëm portieri, por edhe mbrojtësit. Do gabojnë edhe ata”, ka shtuar Daja që më pas foli edhe për ndeshjen ndaj Zagrebit në Ligën e Konferencës.

Kërkoi mbushjen e stadiumit me tifozë për ndeshjen që luhet të enjten.

“Kemi më shumë kohë për Dinamon. Dinamo dhe Viktoria Plzen janë favoritë në grupin tonë. Me mbështetjen e tifozëve të Suharekës dhe komplet Kosovës që na admirojnë për atë që kemi bërë, do të kemi motiv shumë më të madh nëse stadiumi do të jetë i mbushur. Ka kërkesa të mëdha për bileta. Me mbështetjen e gjithë Kosovës, besoj se do paraqitemi mirë”, është shprehur ai.

Muriqi vazhdon shkëlqimin në La Liga, tjetër gol me fanellën e Mallorcas

Batatina: Ky është viti i Llapit, kemi potencial për të luftuar me Ballkanin deri në fund