Daja: Humbja erdhi në momentin tonë më të mirë

Ballkani pësoi humbje 2-1 në “Fadil Vokrri” ndaj Astanas në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Trajneri Ilir Daja ka thënë se ata nuk duhet të ulin kokën pas kësaj disfate, pasi kanë zhvilluar një lojë të mirë.

“Pas gjithë fitoreve në ‘Fadil Vokrri’ erdhi një humbje që është e pritshme në futboll. Humbja erdhi në momentin tonë më të mirë. Nuk është dramë e madhe sepse kemi bërë shumë”, ka thënë fillimisht trajneri i Ballkanit për ArtSport.

“Por humbja erdhi edhe për meritë të kundërshtarit. Ishte ditë jo e mirë për ne për mënyrën se si humbnim topat në pasimin më të thjeshtë. Shumë aksione të kundërshtarit u ndërtuan nga gabimet tona”.

“Natyrshëm që nuk kemi pse ta ulim kokën sepse kemi bërë gjithë atë histori. Ndoshta nuk ishte ky momenti për të humbur”.

“Ne bëmë gabime në pasime të thjeshta dhe kundërshtari e shfrytëzoi duke marrë kontrollin e lojës. Por, sot jam krenar me futbollistët e mi, ashtu siç kam qenë edhe para një jave, edhe para dy jave”.

“Kjo humbje nuk besoj se do të ndikoj ndonjë gjë te ne sepse në fund fare, kemi bërë dy herë historinë, me dy pjesëmarrje në fazën grupore”.

“Kjo është historia më e madhe. Nuk ka qenë rastësi sepse ndodhi dy herë rresht. Kur ka vazhdimësi, nuk ka arsye për ta ulur kokën, sepse rezultati i pranon tri rezultatet”, ka shtuar më tej Daja.

Ballkani pëson humbje befasuese në shtëpi nga Astana

Thaqi: Astana kundërshtar shumë i vështirë, e nisëm keq ndeshjen dhe bëmë gabime