Daja godet FFK-në për gjyqtarin e ndeshjes dhe dy duelet e mbetura që do t’i luaj këtë javë

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, i ka dhënë dy vërejtje për Federatën e Futbollit të Kosovës. Ballkani barazoi me Prishtinën të dielën, ndërsa Daja u përjashtua për shkak të protestave.

Ai ka thënë se FFK-ja nuk duhet të delegojë arbitra për t’i promovuar ata. Po ashtu dha vërejtje që FFK-ja ka vendosur që Ballkani t’i luajë edhe dy ndeshjet e mbetura javën e kaluar.

“Shumë e thjeshtë, kërkova që arbitri jo në çdo vendim të lidhet me VAR-in. Nëse arbitri kryesor nuk është i zoti të drejtoi ndeshjen më mirë, federata mos të delegojë arbitra të tillë. Unë i thash të mos e ndërpres ndeshjen vazhdimisht. I thash arbitrit na lërë të luajmë futboll. Më dha karton të verdhë dhe i thash faleminderit. Nëse nuk është i zoti mos të na sjellin arbitra të tillë. Kjo është për federatën”, ka thënë Daja pas ndeshjes.

Ballkani tani luan me Dritën dhe Gjilanin ndeshjet e mbetura.

“Na i ka lënë dy ndeshjet e fundit me 20 dhe 24 dhjetor. Kur Dinamo e Zagrebit, që ka dy herë më shumë lojtarë se ne, dy ndeshje të prapambetura ia ka shtyrë për sezonin pranveror. Ne do të vazhdojmë të luftojmë. Gjithë ky mllef nuk është për rezultatet. Jemi në diferencë pikësh me të tjerët, por kam frikë dëmtimin e lojtarëve pasi ndeshje pas ndeshje na mungojnë lojtarë. Nuk ka logjikë që Ballkani të bëjë 33 javë në gjysmën e kampionatit e 22 në gjysmën e dytë. Për këtë lloj nderi që i kemi bërë futbollit të Kosovës, të mos shkatërrohen lojtarët me idenë hajt ta gjejmë Ballkanin në ditë të vështirë. Nuk do të na gjejnë kurrë në ditë të vështirë”, ka theksuar Daja.

Nazmi Gripshi, Almir Kryeziu dhe Marsel Ismajlgeci i munguan Ballkanit.

“Hiqi ekipit më të mirë tre lojtarë të formacionit dhe nuk do të jetë i njëjtë. Neve në çdo ndeshje na mungon nga një lojtar. Nuk jemi ankuar asnjëherë. Pos lodhjes edhe mungesat kanë ndikimin e vet. Jam i kënaqur me atë që shfaqën lojtarët që ishin në fushë. Por na mungoi pjesa e sulmit. Shkonim mirë deri në sulm, por nuk i kishim lojtarët që shtyjnë topin”, ka thënë Daja.

Egbo: Barazimi është rezultat i drejtë, por kemi mundur të fitojmë lojën

FFK-ja ngushëllon familjarët e dy futbollistëve që vdiqën në aksidentin tragjik në Prizren