Daja flet pas fitores së thellë ndaj La Fioritas, vlerëson lartë edhe Albion Rrahmanin

Ballkani e ka mposhtur bindshëm La Fioritan me rezultat 6-0 në ndeshjen kthyese në “Fadil Vokrri” dhe me këtë fitore është ndarë i lumtur edhe trajneri Ilir Daja.

Klubi ynë ka siguruar biletën për në fazën e tretë kualifikuese të Ligës së Konferencës me rezultat të përgjithshëm 10-0.

Pas fitores ka folur trajneri Ilir Daja, duke thënë se rezultati dhe ndeshja bëjnë mirë pasi kampionati po afrohet.

“Pavarësisht se kishim një kundërshtar që nuk e ka primare profesionin e futbollit, por ne nuk e kemi nënvlerësuar, kjo ishte më e mira e kësaj ndeshje, sepse na ndihmon të futemi në ritëm”.

“Duhet të kapim ritmin maksimal sepse fillon edhe kampionati.

“Do të thosha që na vjen mirë që Krasniqi shkoi te goli, dihet që ka një moment pauze – prandaj e lamë të shkojë të goli. Pozitive është që shënon brenda dy ndeshjeve 5 gola, Rrahmani”, ka thënë Daja.

Ballkani në rundin e tretë kualifikues e pret fituesin e ndeshjes mes Sutjekas ose Klaksvikut.

Ballkani i pamëshirshëm për La Fioritan, merr fitoren më të thellë në Evropë – Albion Rrahmani realizon het-trik

Një shqiptar shuan ëndrrën e Shkupit për të vazhduar tutje, Dinamo Zagreb fiton me rezultat minimal