Daja: Barazimi ishte rezultati më i drejtë

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka thënë se barazimi ishte rezultat real përballë Llapit, ndërsa ka theksuar se gara për titull kampioni do të vazhdojë deri në fund.

Ballkani barazoi pa gola në Suharekë.

“Do të thosha se barazimi ishte rezultati më i drejtë. Në pjesën e parë ishim nën presion nga rezultati i ndeshjes së kaluar dhe nuk mundëm të dilnim në shans. Pjesa e dytë ishte e jona. Këto dy skuadra dhuruan paraqitje të mirë. Jemi me pikë në vendet e para, por duhet ta shikojmë e analizojmë pjesën e parë. Rezultati më i drejtë është barazimi. Tani është një pushim që na ndihmon për të marrë anën psikologjike dhe për të fituar ngarkesë në drejtimin e kondicionit. Kemi pasur shumë ndeshje prej muajit gusht. Besoj që ky pushim do të na shërbej për t’u rikuperuar në anën psikologjike dhe për të kërkuar tjetër ritëm”, deklaroi trajneri Daja për “ArtMotion”.

Batatina: Vetëm në pjesën e parë është dashur të jetë 3:0 për ne

Përfundon fusha stërvitore në Hogosht, Ademi premton çdo 45 ditë nga një fushë futbolli