Daily Star vjen me shkrim interesant për Shkelzen Gashin

Mesfushori ofensiv, Shkëlzen Gashi, cilësohet si njëri nga lojtarët më të rrezikshëm për Kampionatin Evropian, “Franca 2016”.
Daily Star ka përmbledhur listën e lojtarëve më të rrezikshëm për Evropianin e verës së ardhshme, transmeton Koha.net.

Gazeta britanike thekson formën e tij të lartë me fanellën e Baselit, ku ka shënuar 25 gola në 38 ndeshje.

Përkundër se tani nuk po gjen hapësirën e duhur te klubi zviceran, numri i golave të shënuar në edicionin e kaluar, është tregues se ai mund të jetë vendimtar për Shqipërinë.