“Daily Mirror”: Benzema në Angli

Karim Benzema mund të transferohet në Chelsea ose Manchester City.

Sulmuesi i Real Madridit spekulohet se është duke kaluar sezonin e tij të fundit në ‘Santiago Bernabeu’.

Sipas tabloidit britanik “Daily Mirror”, Benzema është shumë afër marrëveshjes për transferim në Premierligë, përcjell “Lajmi.net”.

Chelsea dhe Manchester City janë dy klubet e gatshme të hyjnë në garë mes vete për transferimin e Benzemas, pas përfundimit të këtij sezoni.

Benzema së fundmi ishte përmendur edhe si objektiv i Arsenalit.