Dafina Zeqiri këndoi në rihapjen e Filikaqës (FOTO)

Pamje e re, koncept i ri, ushqim i ri e evente të reja. – Kjo është Filikaqa e re, pas renovimit të bërë për disa javë dhe ardhjes së pronarëve të rinj, shkruan gazetaolle.com.

Vendi më i frekuentuar në Prishtinë për ndjekjen e ndeshjeve të futbollit, por edhe sporteve tjera, është rihapur në mbrëmjen e së enjtes.

Mysafirë të shumtë iu kishin përgjigjur ftesës së pronarëve të rinj, të cilët kishin ftuar edhe disa këngëtarë për argëtim.

Në këtë koktej, performoi edhe e mirënjohura, Dafina Zeqiri, si dhe Rina Bilurdagu.

majlinda

 

Me rinovimin e bërë, nuk mungon edhe fanella e kampiones së botës në xhudo, Majlinda Kelmendi.

Tani në Filikaqa, e ndjeni vetën më rehat se sa në stadium, kurse pamjet që ju sjellin dhjetëra televizorët, iu duken sikur jeni të ulur në ndonjërën nga ulëset VIP të stadiumeve. (Gazeta Olle)

fanella e sigal prishtines