Dabiqaj i lumtur me kalimin te Drita: Tani është koha të jap gjithqka për Dritën dhe për tifozët Intelektualët

Albert Dabiqaj ka kompletuar kalimin te Drita ditë më parë nga rivali lokal Gjilani.

Mesfushori deçanas ka folur për faqen zyrtare të klubit bardhekaltër duke thënë se është i lumtur që është pjesë e këtij klubi.

“Jam shumë i lumtur për klubin tim të ri. Të gjithë e din se qfar klubi është Drita! Dua ti falënderoj drejtuesit e klubit për besimin që kanë treguar për mua edhe në të kaluarën edhe tani”.

“Rivaliteti i madhë mes dy klubeve të qytetit ka bërë që të flitet shumë për këtë lëvizje por po e shijoj shumë pasi që pak lojtarë kanë mundësi ta përjetojnë këtë”.

“Këtu gjeta një grup të jashtëzakonshëm të lojtarëve dhe një staf shumë profesional ku po e shijoj qdo moment me klubin”.

“I jam falënderues secilit klub ku kam punuar, por tani koha është të jap gjithqka për Dritën dhe për tifozët Intelektualët”, tha Dabiqaj.

Lotito tregon prapaskenat se si u largua Tare nga Lazio

Visar Bekaj debuton për skuadrën turke Hatayspor