Me dy fitore ndaj Breidablikut të Islandës, Drita e Gjilanit ka arritur që të kualifikohet për herë të parë në rrethin e tretë kualifikues në Conference League.
“Intelektualët” tashmë me të gjitha forcat janë përkushtuar tek duelet ndaj letonezëve të FC Auda, pasi triumfi ndaj tyre e ka vlerën e fazës së fundit eliminatore, finales në Play-Off.
Mesfushori në top formë i Dritës, Albert Dabiqaj ka folur për faqen zyrtare të klubit duke thënë se ka besim se do ta kalojnë kundërshtarin letonez Auda.
“Është një kundërshtar që e vlerësojmë maksimalisht. E kemi parë që ndeshjet e fundit i kanë vetëm fitore”.
“Besojmë që trajneri me stafin do të analizojnë mirë dhe neve na mbetet ta bëjmë punën tonë në fushë”.
“Kam besim shumë që me grupin e lojtarëve që kemi dhe me kualitetin e grupit, me shumë punë do ta kalojmë edhe këtë rund”, ka deklaruar Dabiqaj.
Drita e luan ndeshjen e parë si mysafire në “Skonto Stadions” të Rigas, më 8 gusht, kurse atë të kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë një javë më vonë. /Gazeta Olle/