MVP i javës së 27-të dhe ‘Top 5’ në elitën e basketbollit kosovar

Wilson shkëlqen ndaj Pejës dhe shpallet MVP

Java e 27-të në Prince Caffe Superligë kaloi nën hijen e derbit mes rivalëve të vjetër, Pejës dhe Sigal Prishtinës.

Prishtinasit triumfuan në ‘Karagaçi’, ku më i miri ishte Derrick Wilson. Organizatori amerikan shkëlqeu me 23 pikë, katër kërcime e dhjetë asistime, duke pasur indeksin 35 dhe shpallet më i miri i kësaj jave.

Top 5
Derrick Wilson (Sigal Prishtina) 23 pikë, 4 kërcime, 10 asistime, 35 indeksi
Daniel Lekndreaj (Vëllaznimi) 31 pikë, 17 kërcime, 5 asistime, 48 indeksi
Drilon Hajrizi (Trepça) 27 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 29 indeksi
Diamond Stone (Sigal Prishtina) 25 pikë, 9 kërcime, 4 asistime, 28 indeksi
Alonzo Verge Jr (Golden Eagle Ylli) 25 pikë, 5 kërcime, 4 asistime, 23 indeksi

Suedia do jetë e mbushor me tifozë shqiptarë, TKZ gati për spektakël

Nga viti 1999 deri në 2024, këta janë lojtarët që kanë bartur më së shumti fanellën e Prishtinës