Curri vazhdon me Tiranën

Ka mjaftuar vetëm një bisedë e shkurtër, që mbrojtësi kosovar Debatik Curri të pranojë për të veshur edhe në sezonin e ardhshëm fanelën e skuadrës bardheblu të Tiranës.

Mbrojtësi i Kombëtares, kosovari Debatik Curri, të cilit i kishte përfunduar kontrata, mbrëmë është takuar me drejtuesit e klubit ‘bardheblu’, me të cilët ka gjetur akordin për të rinovuar kontratën dhe për të luajtur në skuadrën e Tiranës edhe për sezonin e ardhshëm.

Duke qenë se Currit i kishte përfunduar kontrata, klubi i Flamurtarit ka qenë mjaft i interesuar për shërbimet e mbrojtësit kosovar të Kombëtares, duke e konsideruar si parësor në ‘merkaton’ e saj.

Por Debatiku, në vendimmarrjen për të ardhmen e tij, ka ndjerë një detyrim moral për të mos u larguar nga Tirana, ku ndihet i vlerësuar dhe është kthyer në një pikë referimi për skuadrën kryeqytetase.

Firmosja e rinovimit të kontratës, për zyrtarizimin e mbrojtësit Debatik Curr në klubin kryeqytetas tashmë konsiderohet thjesht një punë e kryer, e cila do të realizohet në javën e ardhshme.

Pritet që të hënën edhe mbrojtësi Debatik Curri të jetë në radhët e skuadrës së Tiranës, që nën drejtimin e trajnerit të ri Shkëlqim Muça, do të nisë përgatitjet për sezonin e ri 2015/2016. (sportal.al)