Curri tregon se si ishte bërë ëndrra realitet për të luajtur me Kosovës, një rrëfim i jashtëzakonshëm

I ftuari i radhës në një podcast për Telegrafin ka qenë ish-futbollisti dhe trajneri i njohur Debatik Curri, i cili ka treguar për vështirësitë që kishte kaluar gjatë kohës sa kishte luajtur në Ukrainë.

Curri ka qenë i ftuari i radhës në podcastin e Telegrafi Sport, ku ka folur gjerë e gjatë për karrierën e tij si futbollistë, por edhe si trajner.

Ish-futbollisti i njohur mbarëshqiptar ka luajtur për Kombëtaren e Shqipërisë një kohë të gjatë, derisa ai e ka bërë ëndrrën realitet duke veshur edhe fanellën e Kosovës, para pranimit të FFK-së në UEFA dhe FIFA

Ai ka treguar edhe prapaskenat se si erdhi deri në ndeshje, duke bërë një udhëtim jashtëzakonisht të gjatë.

“E mbaj mend edhe ndeshjen Kosova me Turqinë që luajtëm erdha unë edhe për shkak se u ndalën krejt fluturimet prej atij shteti, me tren është dashur me kalu në Dniproe edhe me ardhë”.

“Ka qenë një ëndërr të luaja një ndeshje me Kosovën, edhe pse kam luajtur për Shqipërinë. Isha në Ukrainë, kur po më thirr në telefon Albert Bunjaku ishte me De Biasin ishin në një tavolinë po më thirrin me video kështu videocall edhe u dakorduam pasi Kosova nuk kishte mbrojtës dhe u kërkua ndihma ime”, tha ndër të tjera Curri. /Telegrafi/

Mevlan Zeka kryeson garën e ‘Golashënuesit më të mirë në Superligën e Kosovës’

Rikthehet Batatina në stolin e ‘Legjendave’, motivim shtesë për llapjanët para ndeshjes ndaj Suharekës