Curri: Krijuam shumë raste, sot humbëm dy pikë

photo by: @Shpend Ahmeti

Prishtina nuk ka arritur më shumë se një barazim në sfidën ndaj Lirisë 1-1.

Kryeqytetasit kishin rast të artë të fitonin sfidën, por Leotrim Kryeziu ka humbur penalltinë në minutat e fundit të ndeshjes.

Debatik Curri pas ndeshjes ka thënë se skuadra që ai udhëheq ka humbur dy pikë në përballje me Lirinë.

“Në pjesën e parë kemi dominuar. Krijuam shumë raste, shënuam gol. Në 20-25 minutat e parë të pjesës së dytë, Liria ishte më e mirë”.

“Na bëri shumë presion dhe ekipi ynë u tërhoq shumë. Morëm një gol nga asgjë mund të them”.

“Pësuam gol shumë të lehtë. Në futboll nuk është mirë kur i fal diçka kundërshtarit. Më pas fituam penallti, që nuk e shënuam. Mendoj se sot i humbëm dy pikë”, ka thënë Curri. /Gazeta Olle/ 

Dallku: Fitoret do të vijnë, kemi lënë mbrapa të keqen

Yigit i lumtur me pikën e fituar ndaj Prishtinës: Me Lirinë dua të sjell një ngjyrë të re në Superligë