Curri dhe Simnica pjesë e stafit të Shpëtim Duros

Suhareka e cila po vazhdon përgatitjet për edicionin e ardhshëm, është duke vazhduar me afrime cilësore në skuadër.

Krahas futbollistëve të cilët i kanë transferuar dhe po i monitorojnë në merkato, suharekasit kanë bërë ndryshime në shtabin teknik, shkruan Gazeta OLLE.

I pari i skuadrës, Shpëtim Duro do ketë me vete tashmë dy njohës të jashtëzakonshëm të futbollit, Debatik Currin dhe Armend Simnicën.

Dyshja është prezantuar sot nga klubi, dhe do vazhdojnë punën së bashku me stafin, për të u përgatitur sa më shumë për sezonin 2024/25.

Me këtë lojë Anglia nuk bind, Danimarka fiton një pikë të artë

FFK paraqet ankesën e radhës në UEFA për sjelljet e tifozëve serbë në Euro 2024