Curri beson: Jam i bindur që do të kalojmë në fazën play-off

Ndihmës trajneri i Prishtinës, Debatik Curri, ka zbuluar të rejat e fundit përpara ndeshjes së Prishtinës ndaj Bodo/Glimt.

Curri tregoi se lojtarët janë të motivuar maksimalisht për këtë ndeshje.

“Lojtarët janë shumë të motivuar, ne veçse kemi shënuar histori duke qenë ekipi i parë në futbollin kosovar që kemi luajtur në rrethin e 3-të në Ligën e Konferencave”.

Tutje, ai u shpreh se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë ndaj kampionit të Norvegjisë, por beson se skuadra do të mundohen me mish e me shpirt për ta fituar ndeshjen.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, personat duke marrë pjesë në sporte dhe bar

“Rikthimi i tifozëve ka qenë një shtysë e madhe për ne gjatë këtyre ndeshjeve, e Plisa janë si gjithmonë shtysa më e madhe dhe ata na udhëhiqen që rezultati të ishte kështu”, ka thënë  Curri për Gazeta Sheshi.

Për fund, ai ka falënderuar të gjithë qytetarët e Prishtinës dhe në veçanti “Plisat” për përkrahjen që kanë bërë në këto ndeshje.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, ambiente të jashtme, turmë dhe stadium

Prishtina do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj Bodos më 12 gusht, ku edhe mund të kualifikohet në rrethin e katërt dhe atë final për Ligë të Konferencave.

Mbahet turneu memorial “Bajram Neziri”, juniorët e 2 Korrikut fitojnë me penallti

Kosova kampione në kategorinë U18