Prishtina barazoi në shtëpi pa gola me Gjilanin në kuadër të javës së 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Trajneri i përkohshëm i bardhëekaltërve, Debatik Curri ka thënë se në këtë takim janë vërejttë mungesat e Bujar Pllanës dhe Gleci Micit.
“Mund të them se kishim dy mungesa shumë të rëndësishme”, ka thënë fillimisht ai për ArtSport.
“Gledi Mici por edhe Bujar Pllana. Kur e dominon ndeshjen të nevojitet edhe harkimi i fundit por nuk e patëm”.
“Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të rinj. Kemi pasur presion që të fitojmë, ndërsa Gjilanit i duhej edhe barazimi”.
“Në pjesën e dytë nuk patën ndonjë rast. Ne në çdo ndeshje japim maksimumin por të shohim se çfarë do të ndodh”, potencoi më tej Curri.