Cuculi do të mbajë rolin e përgjegjësit për departamenti ne sportit.
Njoftimi i Shkëndijës:
Gati një dekadë pjesë e Shkëndijës në katër periudha të ndryshme, një kohë kapiten i ekipit, një prej futbollistëve me më shumë paraqitje në fanellën kuqezi, fitues i 5 trofeve me Shkëndijën (2 tituj kampion, 2 Kupa dhe 1 Superkupë), Ardian Cuculi, sërish vihet në shërbim të klubit, tashmë si përgjegjës i departamentit të sportit.
Ambicia e Shkëndijës mbetet ngritja e klubit në nivele më të larta dhe Ardian Cuculi pritet të japë kontributin e tij në këtë drejtim.”