Cuadrado vendos të qëndrojë te Chelsea

Menaxheri i Cuadrados, insiston se klienti i tij ka vendosur të qëndrojë te Chelsea.

Kolumbiani kërkohej nga Fiorentina, Juventusi dhe Valencia.

“Kam lexuar nëpër gazeta të Italisë dhe Spanjës se Cuadrado do të kalojë aty apo këtu. Prandaj dua të sqarojë gjithë situattën. Cuadrado është lojtar i Chelseat, të cilin Mourinho e dëshironte fuqishëm para pesë muajve dhe trajneri beson shumë në të prandaj e ardhmja e tij është tek Chelsea”, deklaroi Alessandro Lucci.