Juventusi është duke u përballur ndaj Laçios në transfertë ndërsa rezultati është në shifrat 1-1.
Minuta e 70 e takimit ka qenë kulminante për përballjen.
Kuadrado ka dalë me karton të kuq pasi ka ndërhyrë si lojtari i fundit dhe pasi ka parë VAR-in, arbitri i takimit e ka nxjerrë nga loja.
Madje edhe me pak spektakël, pasi fillimisht ka nxjerrë kartonin e verdhë, por me gisht ka shprehur se nuk do të akordonte atë ngjyrë.
Për të nxjerrë menjëherë të kuqin.
Ndërkohë Kuadrado po kërkonte shpjegim duke u zgjatur shumë dhe minutat po kalonin, ndërsa vendimi është në formë të prerë.
Juventusit i duhet patjetër fitorja për të kapur kreun dhe kjo ka bërë që Bonuçi të grindet fizikisht me Kuadradon, i cili nuk po pranonte të dilte nga fusha.
Për disa sekonda ka zgjatur edhe dueli mes tyre, derisa ka dalë nga fusha.
Bonucci telling Cuadrado to get his black ass off. The Colombian has had enough of his capitano’s causal racism. pic.twitter.com/DfrdZeIlcA
— Don Totti (@pellegrini_fan) December 7, 2019