Crotone 0:2 Lazio, asnjë minutë lojë për Vedat Muriqin

Ka përfunduar ndeshja e javës së tetë në Serie A mes Crotones dhe Lazios.

Skuadra nga kryeqyteti italian, Lazio triumfoi me rezultat të pastër 0:2 si mysafir i Crotones.

Golat për Lazion i shënuan dy sulmuesit, Ciro Immobile dhe Correa.

Vedat Muriqi i cili mbron ngjyrat e Lazios nuk është paraqitur asnjë minutë këtë takim dhe ndeshjen e ka ndjekur nga stoli.

Lazio me këtë fitore ndodhet në pozitën e pestë tabelore, kurse Crotone me këtë humbje është e fundit me vetëm dy pikë.