Cristiano Ronaldo pozon me fanellën e Manchester Unitedit, por mban të fshehtë numrin

Ylli portugez Cristiano Ronaldo është prezantuar zyrtarisht me fanellën e Unitedit, teksa pas 12 vitesh ai vishet si ‘’Djall i kuq’’ ndërkohë që nuk është bërë ende i ditur numri që do të mbajë mbi shpinë.

Ikona e klubit ka përfunduar kalimin e tij nga Juventusi, ndërsa ende është në Portugali duke u përgatitur për të luajtur për ekipin e tij kombëtar.

Sigurisht që Ronaldo do numrin 7 që momentalisht e mban Cavani, ndërkohë që klubi po bën përpjekje që Premier League të ndryshojë rregullin, për sa i përket numrit në fanellë.

Ronaldo që ka shënuar 118 golat te United deri më tani, do të mundohet ta rritë këtë numër.

Real Madrid dorëzohet për Mbappe, e regjistron Camavingan në ekipin e parë

Lirim Kastrati mund të ndryshojë skuadër dhe kampionat