Cristiano Ronaldo nuk ka të ndalur, shënon një ndër golat më të bukur në karrierën e tij

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka dhuruar një paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren e ekipit të tij Al-Nassr me rezultat 3-0 ndaj Al-Akhdood në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit arab.

Ronaldo ishte autor i dy golave në këtë takim duke shënuar fillimisht në minutën e 77-të dhe më pas edhe një herë tjetër, tre minuta më vonë, saktësisht në minutën e 80-të.

Ajo që mori vëmendjen e tifozëve ishte goli i tij i dytë të cilin e shënoi nga një largësi prej diku afër 30-35 metrash pasi e zuri portierin krejtësisht jashtë pozicionit të tij.

 

Me këtë dopietë, 38-vjeçari tani ka kapur shifrën e 61 golave të shënuar në vitin 2023 dhe kjo ishte hera e dhjetë në karrierën e tij që ai arrin këto shifra.

Al-Nassr momentalisht gjendet në pozitën e dytë në Ligën Saudite me 34 pikë të grumbulluara, një më pak se lideri Al-Hilal që gjithashtu ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Sfida e radhës për portugezin do të jetë në Ligën e Kampionëve të Azisë, aty ku do të përballen me ekipin iranian Persepolis.

Ronaldo ka shifra të mira edhe në atë kompeticion, teksa në tri ndeshje të luajtura ai numëron po aq gola ndërsa ka edhe një asistim./Gazeta Olle/

Federata e Basketbollit të Kosovës organizon dy Kampionateve Evropiane për femra

Baloteli: E përplasa makinën dhe shkova në shtëpi me një makinë tjetër