Cristiano Ronaldo kaloi shifrën e 800 golave të shënuar, ku gjendet Messi?

Cristiano Ronaldo bëhet lojtari i parë që kalon shifrën e 800 golave në karrierë.

Me dy golat që i shënoi  ndaj Arsenalit, Ronaldo ka arritur në shifrën e 801 golave të realizuar.

Këta gola superylli portugez i ka shënuar nga viti 2002 e deri më sot.

I dyti në listën e lojtarëve me më së shumti gola është braziliani Pele. Ai ka shënuar 765 gola nga vitin 1957 e deri në vitin 1977.

Lionel Messi është i treti në listë me 756 gola. Messi këta gola i ka shënuar prej vitit 2004 e deri më sot. Pason Romario me 753 gola e pas tij Ferenc Pushkash me 729 gola.

Josef Bican (720), Jimmy Jones (647), Gerd Mueller (634), Eusebio (622) dhe Joe Bambrick (616) kompletoi dhjetëshen e jashtëzakonshme. Menjëherë pas tyre është Zlatan Ibrahimovic me 570 gola.

Sipas BBC, shifrën e 801 golave, Ronaldo e ka arritur në 1097 ndeshje. Janë llogaritur ndeshjet për përfaqësuese dhe për skuadra.

Shumicën prej golave Ronaldo i ka shënuar në nivelin më të lartë të futbollit.

Manchester United triumfon ndaj Arsenalit në ndeshjen spektakolare në “Old Trafford”

Michael Carrick largohet nga Man Utd