Cristiano Ronaldo e gjen skuadrën e re

Cristiano Ronaldo dëshiron ta mbyllë karrierën në SHBA dhe do të transferohet në Major League Soccer në 2018, kur t’i përfundojë kontrata me Realin e Madridit, siç bën të ditur e përditshmja britanike “The Telegraph”.  Lajmi është dhënë fillimisht në Shtetet e Bashkuara nga Sports Illustrated që bëri të ditur se sulmuesi 30 vjecar është i interesuar për t’u transferuar në një nga qytetet e mëdha të Amerikës, si New York,  Los Angeles apo Miami.

New York ka aktualisht dy ekipe në MLS, New York Red Bulls dhe New York City pronarët e të cilëve janë respektivisht Manchester City si dhe Yankees. Po ashtu edhe Los Angeles do të ketë 2 klube futbolli në 2018, Los Angelos Galaxy ku do të luajë që nga vera e ardhshme dhe Steven Gerrard si dhe një tjetër skuadër që do të krijohet me mbështetjen e ish basketbollistit të famshëm Magic Johnson.

Në këtë transferim hipotetik të yllit portugez përfshihet edhe Miami. Nuk duhet harruar se David Beckham ka marrë të drejtën për krijimin e një skuadre futbolli në këtë qytet dhe si një mjeshtër i marketingut, anglezi është jashtëzakonisht i mikluar për të përfshirë në projektin e tij Cristiano Ronaldon.

Shtetet e Bashkuara janë kthyer në vendin e artë për tërheqjen për shumë nga më të mirët e futbollit botëror. David Beckham në Los Angeles, Thierry Henry apo së fundmi dhe David Villa në New York, por dhe Ricardo Kaka në Orlando janë disa nga shembujt më domethënës.