Coutinho-Sterling, Liverpool vazhdon shkëlqimin

Liverpool ka vazhduar me formën impresionuese në Premierligë, duke e shënuar një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Southamptoni, 2:0.

Golat për “The Reds” i shënuan Philippe Coutinho në minutën e 3-të dhe Raheem Sterling në të 73-tën.

Me këtë fitore, Liverpooli tubon 45 pikë dhe renditet i gjashti, një më pak se Southamptoni që është i pesti dhe dy më pak se Manchester Unitedi, që është i katërti.