Coutinho: Rodgers takohej me nënat tona dhe na lexonte letrat e tyre motivuese

Mesfushori i Liverpoolit, Philippe Coutinho, ka treguar se si Brendan Rodgers ua ka lexuar futbollistëve të ‘kuq’ letrat që ua kanë shkruar mamatë e tyre.

“Rodgers ka biseduar me nënat e secilit prej lojtarëve dhe i ka lexuar mesazhet e tyre për futbollistët që sa kohë. Këtë javë ishte radha ime dhe isha shumë i emocionuar. Ajo tha që më do dhe që është krenare për mua”, deklaroi Coutinho.

E këtë sezon duket se as ky motivim s’iu ka kryer punë futbollistëve të Liverpoolit, të cilët dështuan që të sigurojnë një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve. /Gazeta Olle