Courtois harron eliminimin nga Euro 2020, shijon pushimet verore me të dashurën e re

Thibaut Coutois u relaksua duke shijuar pushimet e tij verore me të dashurën e tij të re.

Thibaut Coutois u relaksua duke shijuar pushimet e tij verore me të dashurën e tij të re.

Portieri belg u fotografua në një jaht me modelen Mishel Gerzig, shkruan The Sun.

29-vjeçari është vënë në fokus të mediave spanjolle muajve të fundit për lidhjen e tij me modelen izraelite 23-vjeçare.

Dhe dyshja u panë në bordin e një jahti së bashku në Ibiza, duke marrë ca rreze dielli.

Courtois ishte pjesë e skuadrës së Belgjikës në Euro 2020 që u eliminua në çerekfinale nga Italia.

Ish-portieri i Chelseat do të kthehet së shpejti në stërvitjen para-sezonale me sezonin e ri të LaLiga që fillon në fundjavën e 14/15 gushtit.

Në fillim të Kampionatit Evropian, ai nuk kishte qenë shumë i hapur për jetën e tij private dhe lidhjen me modelen izraelite.

Courtois konfirmoi në emisionin belg “Deviltime” se ai ka një të dashur të re por nuk dha shumë detaje.

Ai tha: “Ajo është izraelite. Nuk mund të them shumë për këtë. Nëse ajo do të jetë një mbështetëse e Spanjës apo Belgjikës gjatë Ero? Sigurisht e Belgjikës”.
Dhe dyshja u panë duke i dhuruar një puthje dhe përqafim të zjarrtë njëri-tjetrit në bordin e jahtit në Spanjë këtë javë.

Në fillim të këtij viti, Courtois ishte i lidhur me modelen spanjolle Mayka Rivera – por ajo i mohoi thashethemet.

Ajo ishte shprehur në Instagram: “Të gjitha thashethemet për një marrëdhënie apo afrim të mundshëm me Thibaut Courtois janë krejtësisht të rreme”.

“Nesër do të jap një shpjegim në kanalin tim MTMAD dhe do të jetë hera e parë dhe e fundit që do të flas në lidhje me këtë temë. Fund”, kishte shkruar ajo.

Courtois ka dy fëmijë me Marta Dominguez – por dyshja u ndanë ndërsa ai ishte në Chelsea.

Ishte raportuar gjithashtu në vitin 2019 që portieri belg kishte filluar të takohej me prezantuesen televizive Alba Carrillo, shkruan Telegrafi.

Ai gjithashtu pretendohet se ka një fëmijë të fshehtë jashtëmartesor me një fqinjë – ngjarje e cila thuhet gjithashtu të ketë ndodhur në vitin 2019.

Belgjika u mund nga Italia në çerekfinalet e Euro 2020 të premten e kaluar.

Sergio Ramos ndodhet në Paris, pritet t’i kryej testet mjekësore te PSG-ja

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez vazhdojnë pushimet luksoze në Mallorca