Costa po ‘agjëron’

‘Agjërimi’ i sulmuesit të Chelseat Diego Costa, zgjat që prej 17 janarit dhe kjo gjë ka nisur të bëjë zhurmë te ‘Blutë’. Tre ndeshjet pezullim të mara për shkak të skualifikimit pas ndeshjes së Kupës me Liverpool përbëjnë një alibi, por që nuk mund dhe nuk duhet të zgjasë shumë. Chelsea, në tre ndeshjet e fundit mes Premier Leagues, Ligës së Kampionëve dhe ‘Capital One Cup’, ka treguar se e ka të vështirë gjetjen e rrugës së rrjetës pa braziliano-spanjollin jo në formën e kërkuar.